Ancelotti e përjashton mundësinë e transferimit të ndonjë lojtari tjetër

  • E.k /
  • 31 July 2024 - 17:19
Ancelotti e përjashton mundësinë e transferimit të ndonjë lojtari tjetër

Deri më tani, klubi i Real Madridit ka sjellë në radhës e veta dy futbollistë.

Fjala është për Kylian Mbappen dhe Endrick, që të dy nga reparti i sulmit.

Nëpër media spekulohej se madrilenët janë në kërkim të një mbrojtësi.

Por, Ancelotti përjashtoi mundësinë e nënshkrimit të një mbrojtësi të ri.

Ai deklaroi se klubi do të mbështetet në lojtarët që janë tashmë në dispozicion të tyre si Jesus Vallejo dhe talentet e akademisë si Joan Martinez dhe Raul Asencio.

“Skuadra është e mbyllur. Vallejo është kthyer, Alaba po rikuperohet. Ne kemi të rinjtë: Joan [Martinez], Jacobo [Ramon] dhe Raul [Asencio]”, tha Ancelotti.

Më 1 gusht, Real Madridi e luan miqësoren ndaj Milanit nga ora 02:30.

(Kosova Sot Online)