Babai i xhudistes kroate u arrestua në Paris pasi puthi me forcë një vullnetare në Lojërat Olimpike

  • s.a /
  • 02 August 2024 - 09:24
Babai i xhudistes kroate u arrestua në Paris pasi puthi me forcë një vullnetare në Lojërat Olimpike

Kroacia është tronditur mbrëmjen e sotme nga një skandal i madh në Lojërat Olimpike në Paris, pasi babai i Barbara Matiqit është arrestuar në kryeqytetin e Francës, transmeton "Kosova sot Online ".

Matiq është xhudiste kroate dhe dje fitoi medalje të artë në kategorinë deri në 70 kilogramë, ndërsa babai i saj u ndalua sot nën dyshimin për sulm seksual.

Gjegjësisht, babai i fituesit të medaljes së artë kroate në Olimpiadë ka puthur me forcë një vullnetar që punon në fshatin Olimpik, për këtë shumë shpejt është raportuar në polici, ndërsa lajmin e ka publikuar RMC Sport francez.

Vullnetarja kishte për detyrë të rregullonte spektatorët në sallë gjatë garës së xhudos dhe u sulmua seksualisht në vendin e saj të punës.

U bë e ditur se prokuroria e Parisit ia besoi hetimin komisariatit të policisë së qarkut të 7-të në Paris.

(Kosova Sot Online )