Rezultat i kënaqshëm, qitësja shqiptare përmirëson renditjen e saj

  • s.a /
  • 02 August 2024 - 11:14
Rezultat i kënaqshëm, qitësja shqiptare përmirëson renditjen e saj

Manjola Konini garoi këtë të premte në disiplinën pistoletë 25 metra, në Chaetaeouroux, me qitësen shqiptare që arriti një rezultat shumë më të mirë se ai në disiplinën e pistoletë ajri 10 metra, pak ditë më parë ku u rendit e 43-ta, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këtë herë Konini u pozicionua në vendin e 20-të nga 40 qitëse që e përfunduan garën, duke u renditur në mesin e tabelës së klasifikimit, edhe pse pa arritur për tu kualifikuar më tej në kërkim të medaljeve.

Me 9.267 pikë Konini siguron një rezultat të kënaqshëm për qitjen shqiptare, duke mbyllur në këtë mënyrë garimin e saj në Lojërat e Parisit.

Olimpiada sa vjen e bëhet ndërkohë më e nxehtë për ekipin shqiptar, pasi në Paris kanë mbërritur dhe atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj, me Gegën që shpreson të arrijë në zonën e medaljeve në garën e 3000 metrave me pengesa.

Ku do të konkurrojë mëngjesin e të dielës në orën 10.30 , ndërkohë që të shtunën do të jetë radha e Franko Burrajt në garën e 100 metrave.

Performanca e ekipit shqiptar në lojërat olimpike do të mbyllet më pas me garimin e mundësive Zelimkhan Abakarov (57 kg), Islam Dudaev (deri 65 kg0, dhe Chermen Valiev (74 Kg) që garojnë në stilin e lirë nga data 8 deri në 10 gusht.

(Kosova Sot Online )