PSG vihen pas Julian Alvarez

  • A.P /
  • 02 August 2024 - 15:04
PSG vihen pas Julian Alvarez

“Ylli” argjentinas Julian Alvarez është kthyer në një prej emrave më të lakuar në këtë merkato të verës, ku prej kohësh tashmë pas tij janë vënë “gjigantët” e Spanjës, Barcelona e Atletico Madrid, por nuk mbaron me kaq.

Ai padyshim është një prej lojtarëve më të kompletuar sa i përket trofeve të fituar, por edhe ndër më të talentuarit e momentit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e 24-vjeçarit tashmë në garë kanë hyrë edhe “kollosët” francezë, të Paris Saint-Germain, me drejtorin sportiv të “Kuqebluve”, Luis Campos, që pritet të nisë së shpejti negociatat me “Qytetarët” anglezë, për transferimin në “Parc des Princes”, të argjentinasit, i cili shihet si zëvendësuesi perfekt i Kylian Mbappe.


(Kosova Sot Online)