![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/03/200x200_gb1722674358.jpg)
Lexoni edhe:
Gresa Bakraçit i jepet mundësia e dytë, garon përsëri sot në Lojërat Olimpike
Organizata e boksit e shpërblen Angela Carinin, ndonëse e braktisi meçin pas 46 sekondave, transmeton "Kosova Sot Online "
Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) pritet ta ‘shpërblejë’ Angela Carinin me para, sikur të ishte një kampione olimpike. Carini e braktisi meçin e saj ndaj Imane Khelif pas 46 sekondash, duke ndezur një debat të fuqishëm, se a duhet të luajë boksierja algjeriane në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Italiania tha se ajo u largua nga ndeshja, pasi po goditej më së forti ndonjëherë në karrierën e saj.Edhe pse Carini vendosi të largohet vetë nga ndeshja me Khelif, IBA ka vendosur që t’i japë asaj shpërblimin e kampiones olimpike.
Gresa Bakraçit i jepet mundësia e dytë, garon përsëri sot në Lojërat OlimpikeLexoni edhe:
Kryetari i IBA-s tha: “Nuk mund t’i shikoja lotët e saj. Mund të ju sigurojë se do të mbrojmë çdo boksier. Nuk e kuptoj pse po e ‘vrasin’ boksin e femrave. Vetëm atletët e përshtatshëm duhet të hyjnë në ring, shkaku i sigurisë”
Të gjithë medalistët e artë pranojnë një shpërblim prej 100 mijë dollarësh, me atletin që merr 50 mijë dollarë, 25 mijë dollarë shkojnë te Federata dhe trajneri që merr 25 mijë të tjera.
Medalistët e argjendtë fitojnë 50 mijë dollarë, me atletin që fiton 25 mijë sosh, derisa të bronztit fitojnë 25 mijë dollarë, me atletin që fiton 12 mijë e 500.
Carini foli pas meçit me Khelif, duke u shprehur e penduar se nuk ia dha dorën kundërshtares së saj.
“Më vjen keq edhe për kundërshtaren time. Nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ia ka lejuar të luajë, atëherë unë e respektoj këtë vendim”.
25-vjeçarja shtoi më tutje: “Nuk ishte diçka që kisha qëllim ta bëja. Unë dua t’i kërkoj falje asaj dhe çdokujt tjetër. Isha e zemëruar sepse Olimpiada ime po përfundonte”, tha Carin.
Khelif ishte ndaluar nga IBA pasi kishte dështuar në testin e përshtatshmërisë së gjinisë, por u lejua të merrte pjesë në Paris, pasi garat mbikëqyren nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
(Kosova Sot Online )