Lexoni edhe:
Si qëndron e vërteta pas fotografisë virale të qitësit që përdor pasqyrë për të goditur objektivin në Lojërat Olimpike të Parisit?
Ka përfunduar dita e dhjetë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dielën e 4 gushtit nuk mungoi spektakli, ndërsa u dominua nga mbretëresha e sporteve – Atletika.
Padyshim se kishte garues nga më të ndryshmit në shumë disiplina, duke sjell kështu edhe ndryshimin në renditjen e medaljeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rrëmbyer vendin e parë, pasi kanë fituar në total 71 medalje: 19 të arta, 26 të argjendta dhe 26 të bronzta.
Amerikanët kanë zhvendosur Kinën në vendin e dytë, që ka 45 sosh: 19 të arta, 15 të argjendta dhe 11 të bronzta.
Top treshen e përmbyll nikoqirja, Franca, që ka në total 45 medalje: 12 të arta, 14 të argjendta dhe 18 të bronzta.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të top 10-shes për medaljet e fituara nga 10 ditët e Lojërave Olimpike.
(Kosova Sot Online )