Gjermania e fiton të artën në triatlonin e përzier

  • s.a /
  • 05 August 2024 - 10:15
Gjermania e fiton të artën në triatlonin e përzier

Ekipi olimpik i Gjermanisë e ka fituar medaljen e artë në triatlonin e përzier, transmeton "Kosova Sot Online ".

Laura Lindemann ia siguroi Gjermanisë të artën kur i kaloi amerikanen Taylor Knibb dhe britaniken Beth Potter.

Kjo ishte medalja e parë për gjermanet në këtë garë pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Olimpiadën e kaluar në Tokyo të Japonisë.

Medalja e argjendtë i takoi Britanisë së Madhe, kurse e bronzta Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për stafetën e përzier të triatlonit, çdo garues noton 300 metra në lumin Sena, e nget biçikletën për 6,8 kilometra dhe vrapon 2 mijë metra. 

(Kosova Sot Online )