Taremi zbulon profesionin e dytë: Pa futboll, do të isha bërë polic

  • s.a /
  • 05 August 2024 - 11:38
Taremi zbulon profesionin e dytë: Pa futboll, do të isha bërë polic

Mehdi Taremi ka bindur menjëherë sapo Simone Inzaghi e thirrur në aksion, transmeton "Kosova Sot Online ".
Futbollisti iranian ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të klubit zikaltër, ku ka treguar gjithçka për personin që është.

“Kur isha i vogël, në moshën gjashtëvjeçare, kam luajtur me vëllanë tim dhe miqtë e tij në Bushehr, vendlindja ime. Edhe pse isha më i vogli, ishte një emocion për mua që mund të stërvitesha me ta”.

Taremi flet edhe për pasionet e tij përtej futbollit, përcjell SS.

“Unë kurrë nuk kam luajtur sporte të tjera, por më pëlqen të ndjek volejbollin ose NBA-në. Ndjek ekipin kombëtar iranian të volejbollit dhe Los Angeles Lakers.”

Më pas, foli për mitin e tij dhe të iranianëve: Ali Daei.

“Ai ishte një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave, pas Cristiano Ronaldos. Për ne ai është një legjendë. Kur më mori te skuadra e Persepolis-it, ishte thelbësore për mua, ishte perfekte të luaja për një klub kaq të rëndësishëm në Iran.”

Taremi ka pikat e tij të forta dhe të dobëta.

“Forca ime është se i respektoj të gjithë, ose përpiqem t’i respektoj të gjithë. E meta ime është se zemërohem. Më zemëron kush nuk i respekton të tjerët dhe që nuk e bën mirë punën e tij.”

Çfarë do të ishte bërë Taremi nuk nëse nuk do të ndiqte ëndrrën e tij në futboll?

“Do të isha bërë polic. Më pëlqen, nuk e di pse. Çfarë lloji? Detektiv, sepse zakonisht përpiqem të zbuloj se çfarë ndodh. Mendoj se kjo është arsyeja.”

(Kosova Sot Online )