Britanisë së Madhe i suspendohet medalja e argjendtë në triatlon pas shqyrtimit të pamjeve

  • s.a /
  • 05 August 2024 - 13:34
Britanisë së Madhe i suspendohet medalja e argjendtë në triatlon pas shqyrtimit të pamjeve

Ekipi i Britanisë së Madhe në garën e triatlonit menduan se kishin fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris, por në fakt atyre iu dhurua medalja e bronztë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjatë garës së zhvilluar, katër garuesit e Britanisë së Madhe, Alex Yee, Georgia Taylor-Brown, Samuel Dickinson dhe Beth Potter, ishin në mesin e favoritëve për ta fituar të artën.

Britania e Madhe e kishte fituar këtë garë rreth tri vite më parë në Lojërat Olimpike të Tokios, për atë arsye llogariteshin si favoritë.

Yee i tha ekipit të tij startin perfekt duke ia dhuruar më pas udhëheqjen kolegut të tij Taylor-Brown.

Taylor-Brown më pas u tejkalua nga Lisa Tertsch e Gjermanisë para se Dickinson të përkujdesej që Britania e Madhe ta rikthente epërsinë.

Teksa po hynim në fazën finale të garës, Potter po ndeshej kokë më kokë me Laura Lindemann të Gjermanisë dhe Taylor Knibb të Amerikës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Eventualisht, Lindemann e kaloi vijën e finishit e para pasi Potter dhe Knibb e ndanë vendin me foto-finish.

Paraprakisht, ekipi i Britanisë së Madhe kishte marr medaljen e argjendtë, por pas rishqyrtimit nga zyrtarët e garës, u zbulua së në fakt ekipi i Amerikës kishte përfunduar në vendin e dytë.

Për këtë arsye, britanikët dorëzuan medaljen e argjendtë dhe morën të bronztën në atë që po përshkruhet si një ndër momentet më kritike të Lojërave Olimpike të këtij edicioni.

(Kosova Sot Online )