![](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/05/200x200_page-35-780x4391722850082.jpg)
Lexoni edhe:
Interi dhe Juventusi po diskutojnë mundësinë e shkëmbimit të yjeve
Valon Hamdiu ka mbetur i lirë pas largimit nga skuadra zvicerane Lausanne-Ouchy. Mesfushori kosovar ka pasur një sezon shumë të mirë në Superligën e Zvicrës, derisa së shpejti pritet të vendos për të ardhmen e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".
26-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë, është mes Superligës së Turqisë dhe Challange League të Zvicrës, ku për momentin është në bisedime me tre skuadra.
Interi dhe Juventusi po diskutojnë mundësinë e shkëmbimit të yjeveLexoni edhe:
Telegrafi ka marrë vesh nga burime të afërta me futbollistin dhe agjentët e tij se Hamdiu është në listën e dy skuadrave nga elita e futbollit turk si Konyaspor dhe skuadra e inkuadruar këtë edicion në Superligë, Bodrumspor.
Tani më raportohet se lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe skuadra zvicerane Aarau që tanimë i ka bërë ofertë zyrtare pasi duan rikthimin në elitë dhe kërkojnë që me Hamdiun ta shtojnë cilësinë në repartin e mesfushës.
Gjithnjë sipas raportimeve në medie, , dëshira e lojtarit është të luaj në Superligën e Turqisë, pasi në këtë mënyrë do të jetë në dispozicion edhe të Kombëtares së Kosovës.
Hamdiu i cili ka pasaportë zvicerane dhe kosovare, ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, derisa kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
Mesfushori dardan gjithë karrierën e tij ka luajtur në futbollin zviceran, ku ka bartur fanellat e skuadrave si Wil 1900, St Gallen, Winterthur, Schaffhausen dhe së fundmi Stade-Lausanne Ouchy.
(Kosova Sot Online )