Sot organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

  • s.a /
  • 06 August 2024 - 09:06
Sot organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

Ministria e Kulturës sot do të organizojë pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Lojërat Olimpike në Paris 2024!, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ngjarja do të mbahet në Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë ora 19:00.

(Kosova Sot Online )