Lexoni edhe:
Mbahet mbledhje komemorative për nder të Izet Gjinovcit – simbolit të hendbollit kosovar
Julian Alvarez pritet të largohet nga Manchester City gjatë këtij muaji, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mediat spanjolle mësojnë se sulmuesi argjentinas është afër transferimit në Atletico Madrid. “Los Colchoneros” thuhet se e kanë përmirësuar propozimin e tyre për lojtarin, ndërsa për të mund të bëhet gati një pako prej 75 milionë eurosh.
Bisedimet janë drejtuar nga shefat ekzekutivë, Gil Marin e Ferran Soriano.
Nëse Alvarez përfundon në ekipin e Diego Simeones, atëherë sulmuesi i Atleticos, Samu Omorodión mund të transferohet në Chelsea.
Kampioni i botës me Argjentinën e ka shprehur pakënaqësinë e tij me minutazhin që iu ofrua në “Emirates Stadium” në dy sezonet e fundit dhe është në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante në vazhdimësi. Ndërkohë, trajneri Pep Guardiola ka thënë se e pret vendimin e lojtarit, për të cilin insistoi se ka pasur hapësirë të mjaftueshme tek kampioni anglez.
(Kosova Sot Online )