![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Franca kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike
![Franca kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/02/auto_lojerat-olimpike-600x3601696230795.jpg)
Franca në volejboll është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike.
Francezët triumfuan ndaj Italisë në gjysmëfinale me rezultat të pastër 3:0.
25:20 ishte epilogu i setit të parë, kurse në dy tjerët Franca fitoi me shifrat e njëjta 25:21 për t’u kualifikuar tutje.
E në finale, Franca do të përballet me Poloninë, që para pak orësh fituan 3:2 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një ndeshje spektakolare.
Finalja zhvillohet të shtunën, kurse dueli për vendin e tretë mes Italisë dhe ShBA-së luhet një ditë më herët.
(Kosova Sot Online)