Olmo është “OK” në shpinë e në gju, vjen drita e gjelbër për Barçën

  • 08 August 2024 - 12:52
Olmo është “OK” në shpinë e në gju, vjen drita e gjelbër për Barçën

Para nënshkrimit të kontratës me Barcelonën, Dani Olmo i është nënshtruar sot paradite një vizite mjekësore për ta parë gjendjen e krahut të tij të majtë, të cilin e kishte operuar para gjashtë muajsh, por edhe të gjurit të djathtë.

Sipas mediumit spanjoll “AS, kampioni i Evropës i kaloi testet dhe tash pret të bëhet lojtar i ri i katalunasve.

Mesfushori spanjoll do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare, deri në fund të qershorit të vitit 2030, duke e parë që vizitat mjekësore ishin pengesa e fundit e mundshme në rrugën e tij drejt Barcelonës.

Një kalim jo i lehtë për të duke e konsideruar të kaluarën e tij me probleme me lëndimet.

Gjashtë muaj më parë ishte operuar pas një lëndimit të rëndë në krahun e majtë dhe paraprakisht kishte lëndime në gjurin e djathtë, aspekte këto që nuk i kishin bindur deri tash drejtuesit e “Blaugrana”, të cilët nuk dëshironin të rrezikonin.

Kontrollet që i bëri ai në spitalin e Barcelonës dhe më pas Ciutat Esportiva siguruan gjithçka.

Lojtari është shëruar komplet nga të dyja lëndimet dhe do të jetë 100% në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.

Sipas të gjitha gjasave, Olmo do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Barcelonës nesër.

Do të jetë edhe momenti kur ai do t’ju bashkohet shokëve të rinj të skuadrës, Ferran Torres e Lamine Yamal, me të cilët e kishte fituar Europianin pak javë më parë në Gjermani. 

(Kosova Sot Online)