Hummels i refuzon Romën e Bolognan për ekipin anglez

  • s.a /
  • 08 August 2024 - 13:47
Hummels i refuzon Romën e Bolognan për ekipin anglez

Mats Hummels pritet ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin anglez, transmeton "Kosova Sot Online ".

Hummels ka arritur marrëveshje me skuadrën e Brightonit dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizohet kjo marrëveshje.

Qendër mbrojtësi gjerman do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Brightonin, derisa për të do të jetë aventura e parë jashtë Bundesligës.

35-vjeçari kishte shumë oferta si nga Bundesliga ashtu edhe nga skuadrat e tjera evropiane.

Megjithatë mediat gjermane kanë raportuar se Hummels ka pasur dy oferta shumë të mira nga Serie A.

Roma dhe Bologna ishin dy klubet më të interesuara për transferimin e tij me parametra zero.

Ai mbeti lojtar i lirë pasi nuk e vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi tek Dortmundi dhe Bayern Munich.

(Kosova Sot Online )