Shqipëria dështon ta fitojë medaljen e parë olimpike
Aman Sehrawat i Indisë kaloi në gjysmëfinalen e kategorisë së mundjes së lirë deri në 57 kg, duke mposhtur në çerekfinale Abakarov.
Në daljen e tij të parë në tapet, mundësi çeçen që përfaqëson vendin tonë arriti të fitojë në momentet e fundit përballë rivali të tij nga Guinea-Bisau.
Vlen për t’u theksuar se Shqipëria ka mbetur në olimpiadë me tre sportistë të vetëm, Abakarov, Dudaev dhe Valiev, tre mundës që dikur garonin për Rusinë dhe sot nën ngjyrat e flamuri kuqezi, janë jo thjeshtë garues, por mes pretendentëve për t’i dhënë medaljen e parë olimpike vendit tonë.
(Kosova Sot Online)