Presidenti i Interit ëndërron Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 09 August 2024 - 17:09
Presidenti i Interit ëndërron Ligën e Kampionëve

Pas titullit kampion qëllimet janë rritur dhe tek Interi ëndërrojnë me të drejtë fitimin e Champions League.

Trofe që kampionëve të Italisë u mungon prej vitit historik 2010, kur u sigurua tripleta e famshme.

Të njëjtën ëndërr si tifozët, lojtarët dhe stafi teknik ka edhe Giuseppe Marotta, presidenti i zikaltërve.

“I jam mirënjohës fondit Oaktree për besimin. Unë mbështetëm në një strukturë drejtuese të fortë dhe në një ekip profesionistësh shumë seriozë. Pa harruar publikun që është vlera jonë e shtuar. Do të vë në praktikë përvojën e fituar deri tani. Interi është Interi. Ajo që u bë nën drejtimin tim nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ky ishte një ekip i mësuar me fitore”, tha ai.

Tutje, ai tregoi edhe objektivin e tij, si drejtuar i zikaltërve.

“Objektivi ynë është të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur. Një ëndërr është fitimi i Championsit. Rritja e pretendimeve është një akt krenarie dhe përgjegjësie. Duhet të përpiqemi të fitojmë Championsin, rëndësi ka të mos kemi pengje”, shtoi ai.

Presidenti i Interit ka një koment edhe për numrin e madh të futbollistëve të huaj në Itali, diçka që nuk e sheh si gjë negative.

“Nuk kanë faj të huajt, përkundrazi, nëse janë të mirë shërbejnë për të ndihmuar në procesin e rritjes dhe përmirësimit të të rinjve. Ajo që mungon sot është një hapje drejt botës së futbollit, një botë jo më e aksesueshme për të gjithë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)