Spanja e 'artë' në Paris
Kombëtarja e Spanjës në futboll vazhdon me performanca të mira edhe në Olimpiadën “Paris 2024”.
Spanja luajti në finale, për ndeshjen që siguronte medaljen e artën në futboll, derisa përballë kishte Francën e Thierry Henry.
Spanja pësoi e para nga Franca, derisa riktheu gjithçka që në pjesën e parë në 3-1, me dy golat e Fermin Lopez dhe një të Alex Baena.
Mirëpo, Olise dhe Mateta barazuan në 3-3, para se ndeshja të shkonte në vazhdime.
Aty, golin e “artë”, për medaljen e “artë” e shënoi Camello në minutën e 100-të.
Për epilogun e takimit sërish shënoi Camello, me takimin që u mbyll 5-3.
Spanja para më pak se një muaj kishtë shënuar një sukses tjetër, duke siguruar për herë të tretë në histori titullin e kampionit të Europës, duke mposhtur në finale Anglinë.
(Kosova Sot Online)