Lexoni edhe:
Haradinaj kujton heronjtë Bekim Berisha, Elton Zherka e Përmet Vula: Nder që ju kisha krah gjatë luftimeve kundër armikut
Ilir Daja duket gjithnjë e më larg Ballkanit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Trajneri i cili shpalli klubin nga Theranda 3 vite radhazi kampion të Kosovës, duket se ka vendosur të ndajë rrugët me ta, për t’u rikthyer në Superiore.
Në rast se kjo e fundit ndodh, Daja do të merrte drejtimin e Dinamos, pasi është një dëshirë e madhe e presidentit të këtij klubi,
Por, në skenë tashmë është futur edhe Orges Shehi, i cili është pa ekip që pas shkarkimit nga Partizani.
Sipas mediave në Shqipëri, Shehi mund të merrte vendin e Dajës te Ballkani, duke bërë një “rotacion” në pankina.
Në rast largimi të 57-vjeçarit, Daja, Ballkani do të konsideronte Shehin si kandidatin kryesor për ta ulur në pankinë, pas eksperiencave te Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana dhe së fundmi “Demat".
(Kosova Sot Online )