Lexoni edhe:
Ushtarët e Gardës së Iowas trajnojnë ushtarët e FSK, Ambasada amerikane: Së bashku jemi më të fortë
Pas fitores së Valiev, mundësi tjetër që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev triumfoi ndaj japonezit që përfaqëson Ishujt Samoa, Gaku Akazawa në ndeshjen hapëse, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sfida e vlefshme për kategorinë deri në 65kg, përfundoi 10-0 për Dudaev, duke fituar në më pak se dy minuta.
Në këtë mënyrë, mundësi i natyralizuar si shqiptar, kalon në fazën tjetë, që është ajo çerekfinale. Mundësit që përfaqëson Shqipërinë, Dudaev i duhen edhe dy fitore të tjera, për të fituar një medalje. Ndërsa kundërshtari i radhës për mundësin tonë do të jetë iraniani, Rahman Amouzad.
(Kosova Sot Online )