
Ballkani sot i bën konak Dukagjinit

Dita e sotme në Albi Mall Superligë nis në Therandë, aty ku Ballkani i bën konak Dukagjinit.
Skuadra e Ilir Dajës synon të nis sezonin e ri me fitore në shtëpinë e saj, por do të ketë para një sfidë të zorshme me Dukagjinin e Ismet Munishit.
Ballkani tenton rikthimin te fitoret, pasi u mposhtë në “Fadil Vokrri” nga Larne në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Ndërkohë, Dukagjini zhvilloi një parasezon relativisht të mirë, duke arritur disa rezultate të mira, por në disa ndeshje edhe pësoi humbje.
Për takimin e sotëm, që nis nga ora 17:00, dy trajnerët kanë vendosur edhe formacionet zyrtare.
Ballkani: Koliçi; Jashanica, Potoku, Smajli, Thaqi; Eërllahu, Ismajlgeci, Inacio; Kryeziu, Hamidi dhe Adetunji.
Dukagjini: Muhaxhiri; Basriu, Iseni, Pllana, Shala; Hugo, Khomutov, Millaku; Mërlaku, Berisha dhe Jatta.
(Kosova Sot Online)