![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Barça dorëzohet për Nicon
![Barça dorëzohet për Nicon](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/01/auto_barcelona-2-780x439_11714569285.jpg)
Barcelona është duke u dorëzuar dalëngadalë për Nico Williamsin.
Ylli i Euro 2024 e mori numrin 10 tek Athletic Bilbao, ku tha se ndihet mjaft i lumtur dhe se nuk e ka ndërmend të lëviz gjatë kësaj vere.
Dhe tash, “Blaugrana” e kanë ndërmend të shikojnë opsione të tjera.
Sipas gazetarit sportiv italian Fabrizio Romano, gjiganti katalunas ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, Kingsley Coman.
Gjiganti spanjoll e sheh lojtarin anësor si një alternativë mjaft të mirë dhe ish-futbollisti i Juventusit është në listën e ngushtë të klubit nga “Camp Nou”.
Bayerni do të ishte i gatshëm ta japë lojtarin në formë huazimi, por mund ta shesë atë nëse i vjen ndonjë ofertë e majme.
Janë disa klube që e pëlqejnë futbollistin francez dhe rroga e tij është mjaft e lartë.
Por, trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë futbollistin dhe e sheh duke u përshtatur mjaft mirë në ekipin dhe në strategjinë e tij për edicionin 2024/25.
(Kosova Sot Online)