
Lexoni edhe:
Politika hegjemoniste serbe synon pushtimin, nuk i njeh marrëveshjet dhe normalizimin
Tifo-grupi i Dritës, “Intelektualët” ka paralajmëruar prezencë masive të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Përmes faqes së tyre zyrtare, ata iu bëjnë thirrje gjithë anëtarëve të jenë pjesë e udhëtimit për në kryeqytet.
Politika hegjemoniste serbe synon pushtimin, nuk i njeh marrëveshjet dhe normaliziminLexoni edhe:
Drita luan ndaj Audas me synim rikthimin e rezultatit, pasi ndeshjen e parë të rrethit të trerë kualifikues të Ligës së Konferencës e humbi 0:1 në Letoni.
Në rast fitoreje, Drita do të luajë në play-off të kësaj gare.
“Të enjten udhtojmë drejt Prishtinës, ftojmë të gjithë antarët ti bashkangjiten udhëtimit! Për detajet , orën dhe vendin e nisjes do dalim me njoftim të dytë!”, ka shkruar tifo-grupi i klubit gjilanas.
(Kosova sot Online )