Bellingham, më i miri i Superkupës europiane

  • s.a /
  • 15 August 2024 - 09:54
Bellingham, më i miri i Superkupës europiane

Jude Bellingham i Real Madridit, është emëruar lojtari më i mirë i ndeshjes së Superkupës së Evropës, transmeton "Kosova  Sot Online ". 

 “Ai e shtyu përpara ekipin në pjesën e dytë duke fituar duele dhe ka bërë vrapime të mira para. Ai shfaqi përdorim të shkëlqyer të topit, bashkë me kualitetin e liderit. Po ashtu dhuroi asistim në golin e dytë”, ka shkruar UEFA.

Anglezi 21-vjeçar asistoi te goli i Kylian Mbappes, derisa ishte pjesë kryesore e aksionit edhe te goli i Federico Valverde.

(Kosova Sot Online )