Lexoni edhe:
Babai i Lamine Yamal u sulmua me thikë, dalin pamjet nga vendi ku ndodhi ngjarja
Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës me fitoren 2-0 ndaj Atalantas në Varshavë, duke vazhduar dominimin në garat evropiane, transmeton "Kosova Sot Online ".
Golin e parë e shënoi Federico Valverde në minutën e 59-të pas një asistimi të shkëlqyer të Vinicius Junior, ndërsa pas disa minutash Kylian Mbappe shënoi pas asistimit të Jude Bellingham për fitoren e mbretërve.
Babai i Lamine Yamal u sulmua me thikë, dalin pamjet nga vendi ku ndodhi ngjarjaLexoni edhe:
Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric (38) luajti nga minuta e 77-të, kur u fut në vend të Rodrygos, duke vazhduar me fitimin e trofeve.
Ky trofe i solli Modricit titullin e lojtarit më të dekoruar në historinë e Real Madridit me 27 trofe të fituar, pasi më herët ishte Nacho Fernandez që kishte njëjtë trofe sa kroati, por mbrojtësi me eksperiencë u largua nga klubi këtë verë, kështu që mbeti me 26 trofe.
Modric tani është i vetëm në vendin e parë. Fituesi i “Topit të Artë” i vitit 2018, ka luajtur 535 ndeshje për Los Blancos.
Arie Haan, Paolo Maldini, Dani Alves, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Dani Carvajal, së bashku me Modric, ndan vendin e parë në listën e lojtarëve me më shumë trofe në Superkupën e Evropës.
Këta futbollistë e fituan katër herë secili. Pas fitores së sonte, Modriç dhe Carvajal janë rekordmenët me pesë Superkupa Evropiane të fituara.
(Kosova Sot Online )