Milan arrin marrëveshje me Monacon

  • A.P /
  • 15 August 2024 - 17:08
Milan arrin marrëveshje me Monacon

Milani dhe Monaco më në fund kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit Youssouf Fofana, shumë javë pasi Rossonerët shprehën për herë të parë interesin e tyre.

Sipas raportimeve nga Franca, Milani ka rënë dakord të paguajë një shumë prej 23 milionë eurosh plus 2 milionë euro në bonuse, duke bërë disa rregullime nga oferta e tyre e fundit prej 20 milionë eurosh plus 5 milionë euro në shtesa, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori francez pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Milanin, që do të zgjasë deri në verën e vitit 2028. RMC Sport shton se Fofana mund të mbërrijë në Itali përpara fillimit të sezonit të Serie A këtë fundjavë.

Milani ka kërkuar për një kohë të gjatë të arrijë një marrëveshje me ekipin nga Ligue 1 për Fofana, por ka hasur vështirësi pasi një numër klubesh evropiane treguan interes për nënshkrimin e tij.

Ndër klubet më të mëdha që shkaktuan pengesa për Milanin ishte Manchester United, por gjithashtu kishte qasje nga Atletico Madrid dhe West Ham në faza të ndryshme të merkatos.

Megjithatë, duket se klubet kanë arritur një marrëveshje në një pikë të mesme, pas disa javësh negociatash.

(Kosova Sot Online)