Fofana gati të vishet kuqezi, Milan paguan 25 milionë euro
Më në fund, pas shumë përpjekjesh dhe negociatash të vazhdueshme, Milani ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Youssouf Fofana nga Monaco në San Siro.
Prej disa javësh, kuqezinjtë kanë shfaqur interes për lojtarin 25-vjeçar, por mungonin detajet e fundit që kjo marrëveshje të finalizohej. Tani thuajse çdo gjë është gati. Lajmin e ka dhënë vetë eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, që me anë të një postimi tregoi detajet e fundit nga kjo marrëveshje.
Milani ka rënë dakord të paguajë 23 milionë euro, plus 2 milionë euro bonus, duke bërë disa rregullime nga oferta e tyre e fundit prej 20 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse.
Francezi do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Milanin apo e thënë ndryshe deri në qershor të vitit 2028.
Fofana pritet të mbërrijë në Milano shumë shpejt për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas menjëherë të vihet nën urdhërat e trajnerit Paolo Fonseka për fillimin e sezonit të ri.
(Kosova Sot Online)