
Kumbulla e gjen klubin e ri

Espanyol ka rënë dakord për marrëveshje huazimi për të nënshkruar me Marash Kumbulla si qendërmbrojtës i ri nga AS Roma.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve të merkatos, Fabrizio Romano.
Mbrojtësi shqiptar edicionin 2024/2025 do ta kalojë në La Liga, kurse Espanyol do ta ketë të drejten e blerjes së plotë të tij.
Më herët në karrierën e tij, Kumbulla kishte luajtur edhe për Hellas Veronan në Serie A, aty ku edhe u bë i njohur në futbollin italian.
(Kosova Sot Online)