Lexoni edhe:
Kurti viziton Ulpianën antike: Kjo pasuri paraqet një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të turizmit
Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me talentin Desire Doue nga Stade Rennais, transmeton "Kosova Sot Online".
Kampioni në fuqi i Ligue 1 ka vazhduar me përforcime gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pas Matvey Safonov, Joao Neves dhe William Pocho, PSG ka nënshkruar edhe me një talent të madh brenda kampionatit francez.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Desire Doue, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
“Reprezentuesi i Francës U21, Desire Doue i është bashkuar Paris Saint-Germain nga Stade Rennais në një transferim të përhershëm”.
“Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e parisienëve.
Transferimi i Doue thuhet se i ka kushtuar Paris Saint-Germainit mbi 50 milionë euro.
(Kosova Sot Online )