Lexoni edhe:
Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian: “Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur”
Andreas Christensen nuk e ka të sigurt qëndrimin te Barcelona dhe largimi i tij është mëse i mundur nga Camp Nou, transmeton "Kosova Sot Online ".
Së fundmi, në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla, Christensen nuk ishte pjesë e formacionit bazë dhe trajneri Hansi Flick para tij vendosi lojtarët si Pau Cubarsi e Inigo Martinez në qendër të mbrojtjes si dhe Marc Bernal e Marc Casado si mesfushorë fundor, pozitë ku danezi ka luajtur disa herë.
Megjithatë, Christensen pati mundësinë e tij për të hyrë në fushën e lojës në minutën e 64-të, kur Flick vendosi të zëvendësojë Pau Cubarsin për shkak të rrezikut që ai të merrte një karton të dytë të verdhë. Megjithatë trajneri gjerman i bëri të qartë danezit se nuk llogarit shumë në shërbimet e tij dhe largimi i tij gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar është mëse i mundur. Newcastle United është interesuar për ta rikthyer Christensenin në Ligën Premier dhe tanimë po përgatitin një ofertë. Mediat e ndryshme në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se ‘Laraskat’ janë gati të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e danezit. Barcelona po mendon shitjen e tij, pasi me ato para do të zgjidheshin problemet e mëdha financiare.
(Kosova Sot Online )