Mbi 35 orë në det, Eva Buzo mbërrin me not nga Italia në Shqipëri

  • s.a /
  • 19 August 2024 - 09:40
Mbi 35 orë në det, Eva Buzo mbërrin me not nga Italia në Shqipëri

Avokatja me origjinë shqiptare Eva Buzo ka përfunduar me sukses sfidën duke përshkuar me not brigjet detare nga Italia në Shqipëri, transmeton "Kosova Sot Online ".

Buzo ka mbërritur sot ne not në orën 5:00 në brigjet e Shqipërisë duke përshkuar me not 92 km për 35 orë e 17 minuta. Ajo u nis nga shkëmbijët e San Fokës dhe mbërriti tek Shkëmbi i Evës në Karaburun.

Buzo e nisi këtë sfidë edhe një vit më parë, por e la në mes për shkak të probleme shëndetësore që shfaqi. Ajo nuk u dorëzua dhe çoi deri në fund sfidën. Në momentin e mbërritjes në orët e para të mëngjesit Eva nuk është në gjendje të flasi për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. 

(Kosova Sot Online )