
Lexoni edhe:
Nominimet për Kryetar të FBK-së, sot përfundon afati
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, vajzat U17, Sanije Krasniqi, ka publikuar listën e Dardaneve të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, transmeton "Kosova Sot Online".
Dardanet e reja do t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Përzgjedhësja Krasniqi për këtë grumbullim ku do të zhvillohen dy ndeshjet miqësore ka ftuar 23 futbolliste.
Nominimet për Kryetar të FBK-së, sot përfundon afati Lexoni edhe:
Në portë janë ftuar dy portiere si Anita Krasniqi dhe Altuna Hyseni.
Ndërkohë në repartin defensivë Krasniqi ka ftuar tetë futbolliste, derisa 13 të tjera janë në repartin e mesfushës dhe të sulmit.
Kosova do të përballet me Malin e Zi më 21 gusht me fillim nga ora 17:00 dhe më 23 gusht me fillim nga ora 10:30.
(Kosova Sot Online )