
Rapid Bukureshti e falënderon Albion Rrahmanin

Klubi rumun, Rapidi i Bukureshtit ka njoftuar edhe zyrtarisht se Albion Rrahmani i është bashkuar Sparta Pragës në Çeki.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rapidi i Bukureshtit e ka falënderuar sulmuesin kosovar për kohën e kaluar në klub me një video emocionuese, duke rikujtuar intervista të tij të mëhershme, dhe disa nga golat e shënuar.
“Ishte një kënaqësi që të kishim në familjen tonë. Faleminderit për momentet e mira, Leëa”, shkruhet në postimin e klubit rumun.
Albion Rrahmani ishte pjesë e Rapidit prej gushtit të vitit të kaluar, duke u paraqitur në 29 ndeshje, dhe duke shënuar 18 gola, madje duke kontribuar edhe me 6 asistime.
Sulmuesi kosovar u transferua në Çeki për 5 milionë euro, siç kanë raportuar mediat rumune.
Gjatë karrierës së tij, 23-vjeçari ka luajtur për Ballkanin, me të cilin u paraqit edhe në grupet e Ligës së Konferencës, derisa në Kosovë ka djersitur fanellat e Malishevës, Minatorit e Bashkimit të Koretinit.
(Kosova Sot Online)