Derbi i javës në Superligë ka përfunduar me barazim

  • A.P /
  • 19 August 2024 - 19:31
Derbi i javës në Superligë ka përfunduar me barazim

Derbi i javës në Superligë, i luajtur në Gjilan ka përfunduar me barazim.

Gjilani e Ballkani i kanë ndarë pikët, me ndeshjen që përfundoi 1-1.

Pjesa e parë ishte më energjike dhe i solli të dy golat.

Fillimisht, për Gjilanin shënoi Robert Rrahmani, i cili e mposhti Enea Koliqin me një goditje jashtë zone në minutën e 6-të.  


Një minut më vonë, për Ballkanin shënoi Queven, i cili shënoi golin e tretë të tij në dy ndeshje në Superligë.

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë nga rastet, derisa portat mbeten të patundura deri në fund.

Kështu, Gjilani u desh të pajtohej me barazimin e dytë në dy ndeshjet e para në elitë, derisa Ballkani me këtë barazim, ka katër pikë të tubuara.

(Kosova Sot Online)