Henry jep dorëheqje të befasishme nga Franca U21

  • s.a /
  • 20 August 2024 - 08:11
Henry jep dorëheqje të befasishme nga Franca U21

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka vendosur të largohet nga pozita e selektorit të Përfaqësueses U21 të Francës, transmeton "Kosova sot Online ".

Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Francës. 

“Do të doja të falënderoja FFF-në dhe presidentin, Philippe Diallo, të cilët më ofruan këtë mundësi të jashtëzakonshme. Medalja e argjendtë e fituar në Lojërat Olimpike për vendin tim do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Federatës, lojtarëve, stafit dhe mbështetësve që më lejuan të jetoj një përvojë magjike”, u shpreh Henry. 

Henry me Francën e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Në finale u mposhtën nga Spanja.  Me grupmoshën U21 të Francës, Henry ka regjistruar katër fitore dhe dy disfata. 

(Kosova Sot Online )