João Félix nga dita e sotme kalon dhe bëhet lojtar i Chelseat

  • s.a /
  • 20 August 2024 - 10:01
João Félix nga dita e sotme kalon  dhe  bëhet lojtar i Chelseat

João Félix do të bëhet sot lojtar i ri i Chelseat, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano do të udhëtojë sot drejt Londrës për t’i kryer vizitat mjekësore.

Më pas, gjatë ditës ylli portugez do ta nënshkruajë edhe kontratën e re me “Blues”, e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2030.

Gjithashtu, sipas ekspertit të transfereve, kontrata do ta përfshijë opsionin për një vit tjetër.

João mezi pret të rikthehet në Chelsea dhe gjithçka është në pajtueshmëri edhe me menaxherin e tij, Mendes.

Përfaqësuesi portugez e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi në Barcelonë, por gjiganti katalunas nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të tij pasi nuk u bind me paraqitjet e lojtarit në “Camp Nou”.

E, as Atletico Madridi nuk e kishte ndërmend ta mbante atë, kështu që lojtari do të rikthehet në Chelsea, ku kishte luajtur edhe në të kaluarën.

(Kosova Sot Online )