Lexoni edhe:
João Félix nga dita e sotme kalon dhe bëhet lojtar i Chelseat
Jamie Vardy është rikthyer të luaj në Ligën Premier, pas një viti të kaluar në Championship me Leicester Cityn e tij, transmeton "Kosova Sot online ".
Sulmuesi veteran qysh në ndeshjen e parë pas rikthimit ka gjetur golin, duke shënuar në barazimin 1-1 me Tottenham Hotspur në King Power Stadium.
Kapiteni me përvojë i Leicesterit, i cili e udhëhoqi këtë skuadër drejt një titulli të bujshëm të Ligës Premier, qëndroi me klubin edhe kur u rrëzua në Champions në maj 2023.
João Félix nga dita e sotme kalon dhe bëhet lojtar i Chelseat Lexoni edhe:
Ish-reprezentuesi anglez ka shënuar gol për 1:1, e më pas është larguar shumë shpejt nga fusha. Mirëpo, me atë rast ai ka arritur të tallet me tifozët mysafirë në një mënyrë që rrallë i ka shkuar në mendje.
Vardy iu drejtua tifozëve të Tottenham, u tregoi atyre stemën e Ligës Premier dhe më pas tregoi me duar se kishte një titull dhe tifozët e Tottenham nuk e kishin asnjë.
Kaq ka mjaftuar nga Vardy që video e tij të bëhet virale në rrjetet sociale dhe tallja me tifozët e Spurs të vazhdoj të cilët nuk kanë shijuar kurrë një titull në Ligën Premier.
Tottenham kanë fituar në fakt dy tituj të kampionit, por në vitet e largëta 1951 dhe 1961. Trofeu i fundit që ka fituar skuadra londineze është Carling Cup në sezonin 2007/2008.
(Kosova Sot Online )