Thiago Silva tallet keq me gjyqtarin Anthony Taylor

  • s.a /
  • 20 August 2024 - 10:24
Thiago Silva tallet keq  me gjyqtarin Anthony Taylor

Manchester City e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën Premier, pasi ka triumfuar në udhëtim te Chelsea me rezultat të pastër 0-2, transmeton "Kosova Sot Online ".

City arkëtoi tre pikët e para në kampionat falë golave të shënuar nga Erling Haaland dhe Mateo Kovacic.

Në pjesën e dytë, Chelseat iu mohua një penallti pasi topi goditi në krahun e Kovacic para se të dilte nga këndi. Kjo ngjalli shumë pikëpyetje për gjyqtarin nga tifozët.

Londinezët patën ankesa edhe në një rast në pjesën e parë, kur Enzo Fernandez u rrëzua në zonë nga Savinho, por që nuk u akordua penallti.

Pas ndeshjes, Thiago Silva u tall me gjyqtarin Anthony Taylor pasi komentoi vendimin në një postim në Instagram.

“Anthonyyyyyyyyyyyyyyy”, ka shkruar Thiago Silva.

Komenti nga ish-qendërmbrojtësi i Chelseat ka marrë mijëra komente nga tifozët të cilët u pajtuan se Taylor i ka dëmtuar londinezët.

(Kosova Sot Online )