Futbollisti Kajli Uoker hedh në gjyq ish-partneren, ky është shkaku serioz

  • s.a /
  • 20 August 2024 - 11:11
Futbollisti Kajli Uoker hedh në gjyq ish-partneren, ky është shkaku  serioz

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajli Uoker, po mendon të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-zonjës së tij, për ta penguar atë të ndajë jetën e tyre personale në mediat sociale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Miqtë e futbollistit pretendojnë se ai tashmë ka qenë në kontakt me avokatët, pasi influencuesja Laurin vazhdon të transmetojë ankesat e saj në internet. Një burim tha se Kajle po shikon me kujdes opsionet dhe është këshilluar dy firma ligjore për të mbrojtur fëmijët e tij.

Futbollisti ka katër djem me gruan Anie Kilner, e cila javën e kaluar bllokoi kthimin e tij në rezidencën e familjes së tyre prej 4 milionë paundësh. Burimi pohoi se Uoker dëshiron të mbrojë Roman, Rian, Reign dhe Rezon nga çdo dëm në internet, pasi Laurin vazhdon të postojë pas grindjes së tyre të ashpër në gjykatë muajin e kaluar.

(Kosova Sot Online )