Konfirmohet lajmi i keq për Milanin, Morata do të mungojë tri javë të plota

  • s.a /
  • 20 August 2024 - 11:38
Konfirmohet lajmi i  keq për Milanin, Morata do të mungojë tri javë të plota

Një lajm i keq për Milanin e ri të Paulo Fonsecas pas barazimit me Torinon me rezultat 2:2, transmeton "Kosova sot Online ".

Alvaro Morata, pasi shënoi gol, e ka pësuar një lëndim muskulor, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë për së paku tri javë.

Ky rezultat u nxor pas kontrolleve mjekësore që i bëri sulmuesi spanjoll, shkruan “Skysport”.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat, Juventusit e Atletico Madridit, do të mungojë në ndeshjet e xhiros së dytë dhe të tretë në Serie A, kundër Parmës respektivisht Lzios, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion as të Kombëtares së Spanjës për Ligën e Kombeve, nga 5 deri më 8 shtator.

Një goditje për “Rossoneri” duke e pasur parasysh se Morata konsiderohet si sulmuesi kryesor, por edhe për “Stuhinë e Kuqe”.

Milani ndërkohë është në kërkim të një sulmuesi të dytë dhe do të mundohet t’i shfrytëzojë 10 ditët e fundit të afatit kalimtar për ta marrë zëvendësuesi ne Moratas.

(Kosova sot Online )