Lexoni edhe:
Rikthimi i bujshëm i Jamie Vardy në Ligën Premier: Shënon gol dhe tallet me tifozët e Tottenhamit
Jo vetëm që vendosi të largohej nga Paris Saint Germain për në Real Madrid si transferim i lirë, por Kylian Mbappe vendosi t’i jepte një goditje të fundit të ashpër ish-klubit të tij, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mbappe, pavarësisht ofertave fitimprurëse për të qëndruar në PSG dhe për t’u bërë legjendë e klubit, vendosi të përmbushë ëndrrat e tij dhe të transferohet te Real Madrid.
Një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme u transferua falas te Reali pasi i skadoi kontrata me PSG-në dhe në Madrid tashmë ka luajtur dy ndeshje zyrtare, ka shënuar një gol dhe ka fituar Superkupën e Evropës.
Megjithatë, ai nuk e harroi PSG-në. Mirëpo, marrëdhënia e tij me parisienët nuk është më aq e mirë, ndaj ai e ka kujtuar në atë mënyrë ish-klubin e tij, saqë e ka paditur.
Sipas gazetës franceze Le Monde, Mbappe ka vendosur të ngrejë një padi kundër PSG-së dhe ta dorëzojë atë në adresat e UEFA-s dhe Ligës së Futbollit Profesional Francez (LFP).
Mbappe raportoi se PSG nuk i kishte paguar paratë që i kishte borxh, që është një shifër prej 55 milionë eurosh paga dhe bonuse të papaguara.
Ajo që mund të jetë më e keqja për PSG-në, është se në rast të shpalljes fajtor, klubi parisien rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve.
(Kosova Sot Online )