Lexoni edhe:
Vjosa Osmani: Nuk është supozim politik, e di me të vërtetë që Vuçiq ka urdhëruar drejtpërdrejt sulmin në Banjskë
Dukagjini ka marrë një goditje të rëndë pas ndeshjes së xhiros së dytë të zhvilluar me Suharekën, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sikur mos të mjaftonin dy humbjet në dy ndeshjet e para, klinasit kanë humbur edhe një nga futbollistët më të mirë të tyre, Besir Isenin.
Qendërmbrojtësi ka pësuar një lëndim të rëndë duke konstatuar më vonë se ka këputje të ligamentit.
Edhe pse është ende herët të theksohet, duket e vështirë që Iseni të rikthehet këtë edicion gjë që është një mungesë e madhe për Dukagjinin duke marrë parasysh cilësitë e mbrojtësit.
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:
Forca Besir Iseni
Në ndeshjen e fundit ndaj Suharekës, mbrojtësi ynë Iseni ka pësuar një dëmtim të rëndë, ku mjekët kanë konstatuar me këputje të ligamentit.
Klubi, tifozët dhe i gjithë qyteti i Klinës në veçanti i dëshiron shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të hershëm në fushën e gjelbër. Forca Besir, jemi me ty.
(Kosova Sot Online )