
Lexoni edhe:
Vjosa Osmani: Nuk është supozim politik, e di me të vërtetë që Vuçiq ka urdhëruar drejtpërdrejt sulmin në Banjskë
Sot (e martë) në mbrëmje pritet të zyrtarizohet transferimi i Joao Felix nga Atletico te Chelsea, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ylli portugez pritet të rikthehet përsëri në Stamford Bridge. Por, kësaj radhe si lojtar me të drejta të plota dhe jo huazim.
Është eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar rreth situatës së Felix te Blutë.
“Joao Felix ka përfunduar pjesën kryesore të testeve mjekësore në Londër dhe ai do të nënshkruajë kontratën e tij më vonë sot”.
“Marrëveshja e vlefshme deri në qershor 2030 plus opsion për sezonin e mëtejshëm, deri më 2031”.
“Conor Gallagher do të fluturojë për në Madrid kur të gjitha dokumentet do të nënshkruhen për marrëveshjen e Felix”, ka shkruar Romano.
Ndryshe, transferimi i portugezit pritet t’i kushtojë Chelseat rreth 60 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
(Kosova Sot Online )