
Lexoni edhe:
Bruno Fernandes zbulon kërkesën e madhe për drejtuesit e Man Utd
Drita do të kërkojë rezultat pozitiv në Poloni nesër mbrëma, transmeton "Kosova Sot Online ".
Skuadra kosovare do ta vizitojë Legian e Varshavës, në ndeshjen e parë të “play-offit” të Ligës së Konferencës.
Bardhekaltrit janë ekipi i vetëm kosovar që kanë mbetur në garat evropiane pasi paraprakisht u eliminuan Ballkani, Llapi e Malisheva.
Bruno Fernandes zbulon kërkesën e madhe për drejtuesit e Man UtdLexoni edhe:
Drita e siguroi këtë fazë për herë të parë në histori të saj, ndërsa apetitet e klubit gjilanas tashmë janë rritur dhe “Intelektualët” synojnë të kalojnë në fazën tjetër, për ta përsëritur suksesin historik të Ballkanit.
Ndeshja mes Legias dhe Dritës do të luhet nesër në kryeqytetin polak duke filluar nga ora 18:00.
Ndërsa, ndeshja e kthimit do të luhet një javë më pas, më 29 gusht nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku gjilanasit do ta kenë përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë “Intelektualët”.
(Kosova Sot Online )