Lexoni edhe:
Ndeshjet e para në play-offin e Ligës së Kampionëve u mbyllen me këto rezultate
Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Pierre Kalulu, nga rivalët e Milanit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Francezi, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë, do të vijojë karrierën në Torino në formë huazimi me të drejtë blereje.
Drejtuesit bardhezi do t’i paguajnë “Djallit” menjëherë 3 milionë për huazimin, më pas do të vlerësojnë gjatë sezonit nëse do të ushtrojnë apo jo të drejtën e blerjes, që është vendosur në rreth 14 milionë, për të cilat 3 të tjera në bonuse të mundshme.
Ndeshjet e para në play-offin e Ligës së Kampionëve u mbyllen me këto rezultateLexoni edhe:
Dhe për të mos humbur plotësisht kontrollin mbi lojtarin, Milani ka rezervuar 10% të çdo rishitjeje të ardhshme të Kalulu. Klauzola është e vlefshme nga viti 2025, në rast se transferimi bëhet i përhershëm.
(Kosova Sot Online )