Al Hilal bën ofertë zyrtare për Cancelon

  • s.a /
  • 22 August 2024 - 10:35
Al Hilal bën ofertë zyrtare për Cancelon

Al Hilal e ka bërë një ofertë zyrtare për João Cancelon dhe bisedimet janë duke vazhduar, transmeton "Kosova Sot Online " .

Futbollisti i Manchester Cityt është zgjedhja e parë e trajnerit portugez, Jorge Jesus, i cili po mundohet ta dijë nëse kjo marrëveshje do të mundë të arrihet, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano

Në rast të arritjes së mbrojtësit të krahut, i cili mund të luajë pa problem në të djathtë ose në të majtë, mbrojtësi i djathtë i Al Hilal, Saud Abdulhamid do t’i bashkohej Romës.

Lojtari ishte i huazuar në Barcelonë në sezonin e fundit dhe gjiganti katalunas është i interesuar po ashtu për ta mbajtur atë në Camp Nou.

Gjiganti katalunas e do sërish në formë huazimi përfaqësuesin portugez, por City do të preferonte ta shesë atë përfundimisht.

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se topi është tek Cancelo, i cili, nëse vendos të qëndrojë tek kampioni aktual anglez, do të trajtohet si të gjithë lojtarët tjerë në “Etihad Stadium”.

Cancelo nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij duke e shqyrtuar çdo mundësi për momentin. 

(Kosova Sot Online )