Lexoni edhe:
Një zyrtar arrestohet për marrje ryshfeti në Gjakovë
Rikthimi i Ilkay Gündoganit në Manchester City tashmë po bëhet realitet derisa krejt dokumentet janë nënshkruar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Për këtë siguron eksperti i transfereve dhe njëherësh gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Barcelona do ta lë Gündoganin të largohet si lojtar i lirë dhe ky ishte çelësi që ia mundësoi Manchester Cityt që t’i nisë procedurat për rikthimin e tij.
Pep Guardiola menjëherë tha “PO” për rikthimin e Gündo sapo Barca i tha lojtarit që ta gjejë një klub të ri.
Përkundër ofertave që i kishte, posaçërisht nga Katari, Gündo vendosi të rikthehej tek City, ku sot pritet t’i kryejë vizitat mjekësore.
Një zyrtar arrestohet për marrje ryshfeti në Gjakovë Lexoni edhe:
Përfaqësuesi i deridjeshëm gjerman do të nënshkruajë kontratë për një vit, deri në qershor 2025, me mundësinë e vazhdimit të saj për një vit tjetër, deri më 2026, nëse palët duan.
(Kosova Sot Online )