Kosova U-18 në hendboll mposhtet nga Egjipti

  • s.a /
  • 22 August 2024 - 13:28
Kosova U-18 në hendboll mposhtet nga Egjipti

Hendbollistet e Kosovës U-18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sot herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola.

Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.

Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t.

Të premten herët në mëngjes Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të. Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror.

(Kosova Sot Online )