Barcelona në krizë, s’po mundet ta regjistrojë Olmon

  • s.a /
  • 22 August 2024 - 14:03
Barcelona në krizë, s’po mundet ta regjistrojë Olmon

Kriza financiare ka trokitur përsëri në dyert e Barcelonës. Gjiganti katalunas po ka vështirësi për t’i regjistruar lojtarët e rinj shkaku i “Fair-Play” financiar, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Baugrana” i regjistruan sot në La Liga për edicionin 2024/25 gjashtë futbollistë të rinj të La Masias, portierin Ander Astralaga, mbrojtësit Aleks Vale, Gerard Martin, Hektor Fort, Serhi Dominguez dhe mesfushorin Mark Bernal.

Por, presidenti Joan Laporta ka rënë në hall pasi s’po mund ta regjistrojë ende përforcimin më të madh të verës, Dani Olmo.

Kampioni evropian pritet të regjistrohet në këtë javë, më saktësisht pas largimit të Ilkay Gundoganit.

Barça është në kërkim të sponsorëve, ndërkohë që po mendon të shesë asete të klubit, në mënyrë që t’i përshtatet “Fair-Play” financiar.

Ndërkohë, Olmo po ushtron me ekipin në pritje të lajmeve të reja.

(Kosova sot Online )