Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës

  • A.P /
  • 22 August 2024 - 16:25
Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës

Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën, ndërsa një tjetër është shtyrë.

Aktualisht, tabelës i prijnë katër skuadra me nga katër pikë.

Kampioni Ballkani do të përballet me Feronikelin, kurse Llapi do të jetë mikpritës i Malishevës.

Dukagjini do t’i kërkojë pikët e para sezonale teksa e pret Gjilanin, i cili tregoi lojëra të mira nga ana e tij.

Kurse, Prishtina me shumë ndryshime në këtë edicion do ta vizitojë të rikthyerin në Superligë, Ferizajn, i cili befasoi për të mirë në këtë fillim-sezoni, ndërsa tash po bën përforcime të tjera.

(Kosova Sot Online)